Vrasja në Elbasan,zbardhet dëshmia e Arbër Paplekaj,ish-efektivit të RENEA-s

0

Zbardhet dëshmia e autorit të krimit të sotmë në Elbasan, Arbër Papleka, i cili vrau Pjerin Xhuvanin dhe plagosi tre të tjerë, efektiven e “Shqiponjave” Xhensila Sota, dhëndrrin e Pjerin Xhuvanit dhe një person tjetër ende të paidentifikuar.

Papleka pas krimit vodhi makinën e një qytetari dhe u largua nga vendngjarja, më pas u dorëzua. Ai po vijon të japë dëshminë e tij në polici dhe mësohet se ka thënë se “ata na qëlluan të parët, unë qëllova për vetëmbrojtje”.

Papleka ka treguar se shoqëruesi i Pjerin Xhuvanit, Klement Xhaferri ishte i pari që qëlloi dhe iu desh të vetëmbrohej. Gjithashtu ka theksuar se në zanafillë të ngjarjes ata ishin lajmëruar për një makinë që shpërndate para për vota, dhe kanë tentuar ta ndalojnë.

Klement Xhaferri është një person me të shkuar kriminale, i arrestuar më parë te tregu i Elbasanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu