Vrasja në Peqin/ Autorët djegin makinën e viktimës pasi e qëlluan me plumb në kokë (Video)

0

Një ngjarje kriminale tronditi Peqinin ditën e sotme teksa 35 vjeçari Albi Bashaliu është gjetur i vdekur në lagjen ku banonte. Kanë qenë banorët për viktimën i cili gjendej i shtrirë në tokë ndërsa kishte marrë një plumb në pjesën e kokës. Mjeti që shohim në pamje, mësohet se i përket viktimës. Policia po mbledh provat e nevojshme.

Autorët të cilët dyshohen të jenë 2 persona, mendohet se kanë vrarë viktimën dhe më pas i kanë djegur makinën me shumë mundësi për të zhdukur çdo lloj prove. Pavarësisht se ka disa biznese në zonë, mundësia që ngjarja të jetë regjistruar nga kamerat është shumë e vogël.

Leonard Bashalliu vrau me armë zjarri shtetasin Ylber Xhahysa, në ambientet e një lokali. Ndërkohë bëhet me dije se viktima nuk ka procedime të mëparshme penale apo më saktë nuk raportohet të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të mëparshme kriminale. Por bëhet me dije sipas të dhënave, se atentati ishte për të marrë hak ndaj vrasjes së Ylber Xhahysajt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu