Vrasja në Peqin/ Ekzekutorët, vrasës me pagësë? Dëshmitarët: S’ishin të anës tonë

0

PEQIN– Vrasja e Albi Bashaliu dje në Peqin dyshohet se është “marrë përsipër” nga disa vrasës me pagesë, ndërsa pistat janë dy. Policia dyshon se për ekzekutimin e të riut, shkak mund të jetë bërë hasmëria me një tjetër famije në fshatin Gjoçaj të Peqinit, ndërsa nuk lihet pa analizuar edhe e shkuara e 35-vjeçarit.

Vetë viktima ka qenë i hetuar për një atentat në vitin 2017, ndërsa i vëllai Leonard Bashaliu 6 muaj më parë vrau bashkëfshatarin Ylber Xhahysa.

Dëshmitë nga banorë të fshatit flasin për persona të panjohur në zonë, por që kishin marrë kohën e tyre për të studiuar me detaje lëvizjet e shënjestrës së tyre, për të çuar deri në fund planin e tyre.

“Nuk ishin të anës tonë,”-thanë banorët kur u morën në pyetje nga Policia.

Dy autorët kishin dijeni për lëvizjet e 35-vjeçarit ndaj i bënë pritë pranë lokalit të fshatit ku e vranë në mes të rrugës. Por plani iu prish rrugës, pasi makinën me të cilën kryen vrasjën, u detyruan ta djegin, pasi nuk u ndez teksa po tentonin të largoheshin nga fshati. Kështu që ia vunë flakën në vend dhe u larguan duke rrëmbyer makinën e viktimës, e cila u gjet e braktisur në Gosë të Kavajës. Por makina nuk u dogj, çka rrit shpresat e hetuesëve se brenda mund të gjejnë materiale biologjike që mund të çojnë në identifikimin e ekzekutorëve të Albi Bashaliut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu