Vrasje e planifikuar , Stërkaj pranoi ekzekutimin e Armando Beqirit, zbulohet roli i të dashurës së tij

0

 

Ekzekutimi i Armando Beqirit në Islandë ishte planifikuar me detaje dhe lëvizjet e tij u monitoruan natën kur ai u vra, sipas aktakuzës së prokurorit të rrethit.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar një ditë më parë janë marrë edhe 4 të pandehur të tjerë, ndërsa autori kryesor i vrasjes është Angjelin Stërkaj i cili ka pranuar në gjykatës se ai ishte vrasësi kryesor i cili ka qëlluar në drejtim të Armando Beqirit.

Edhe një femër është e përfshirë tek 4 të pandehurit, për të cilën thuhet se është e dashura e Angjelin Stërkajt, e cila është udhëzuar nga një prej të panduheve që të monitorojë makinat në pronësi të Armando Beqirit, ditën kur ai u qëllua për vdekje pranë shtëpisë së tij. Të pandehurit janë të gjithë me origjinë të huaj, por kanë jetuar në Islandë për disa kohë.

Në aktakuzë thuhet se një i pandehur me emrin Murat Selivrada udhëzoi gruan, Claudia Sofia Coelho Carvalho, që të dërgonte një mesazh përmes Messenger-it në momenetin që makinat e Armando Beqirit do të lëviznin.

Sipas aktakuzës, ajo po ndiqte dy makinat dhe informoi të pandehurin e tretë, Shpëtim Qerimin, sapo Armando u largua nga banesa. Qerimi kishte qarkulluar me makinë me Angjelin Stërkajn pak para mesnate. Prokurori thotë se ata e ndaluan makinën afër cepit të Rauðagerði dhe Borgargerði.

Sipas aktakuzës, Angjelini ishte fshehur në një garazh dhe kur Armando doli nga garazhi pranë shtëpisë së tij pasi parkoi makinën, Angjelini e qëlloi atë nëntë herë në trup dhe kokë me një pistoletë Sig Sauer të kalibrit 22.

Pastaj ai i dha Shpëtim Qerimit një sinjal i cili më pas e mori atë me makinë dhe së bashku u drejtuan për në Varmahlíð në Skagafjörður.

Angjelin është i vetmi që ka rrëfyer vrasjen e Armandos. Ai ka qenë në paraburgim që nga arrestimi i tij në mes të shkurtit. Dy të pandehur janë ndaluar që nga lirimi nga paraburgimi, por njëri po vuan pjesën e mbetur të dënimit për shkak të një dënimi të mëparshëm.

Armando Beqiri u ekzekutua me pistoletë silenciator më 13 shkurt në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Beqiri jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. 33 vjeçari nga Tepelena la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu