Vrau Arian Gosën, Policia: Shpërbim 10 mijë euro për këdo që jep informacion te vlefshëm për kapjen e 31-vjeçarit

0

KAVAJË- Autori i vrasjes së Arian Gosës pasditen e sotme në Kavajë është Habib Rexha, i vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë së bashku me Edmond Gosën. Policia ka publikuar foton e Rexhës dhe ka ofruar 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion të saktë për kapjen e tij. Policia ka vënë në dispozicion një numër për çdo person që ka dijeni.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë. Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G. Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç. Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu