Policia në Angli ka arrestuar Artan Muçën, i dënuar nga Gjykata për vrasje të dyfishtë në 1997. Ngjarja ndodhi në fshatin Kusarth në Elbasan.
Në 1 qershor, Muça ekzekutoi me kallashnikov Sefedin Gjatën dhe Bujar Musain. Për shumë vite, autori kishte arritur që t’i shpëtonte drejtësisë duke u fshehur në Angli, por tani pritet që të ekstradohet dhe të vuajë dënimin me 21 vite në Shqipëri.
Asokohe, fillimisht Muça ka debatuar me Bujar Musain jashtë bilardos në pronësi të Gjatës, i cili ndërhyri për t’i ndarë, por autori e qëlloi në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Më pas zbrazi karikatorin mbi trupin e Musait.