Vrau Mariglen Gjonajn për një orë Rolex dhe varëse floriri, Apeli jep vendimin për Kristjan Cenajn

0

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Kristjan Cenajn që akuzohet se vrau 16-vjeçarin Miriglen Gjonaj për një orë Rolex dhe një varëse floriri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2015.

Mariglen Gjonaj asokohe 16 vjeç, u dhunua dhë më pas u vra nga Cenaj ndërsa e ëma e tij ka kërkuar prej vitesh drejtësi për djalin e tij.

Bizhuteritë që kishte i riu kapnin vlerën e 10 milionë lekëve. Eshtrat e të riut u gjetën më 3 prill të këtij viti në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

Njoftimi:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit Tiranë informon sa më poshtë:

Mbi bazën e materialeve që ndodhen në dosjen penale, rezulton se me datë 19.05.2015, nga ana e shtetasit F.Gj. është bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Kurbin, për humbjen/largimin e nipit, shtetasit me inciale M.Gj, i cili ishte larguar nga banesa e tij, në fshatin Drojë të Njësisë Administrative Mamurras. Komisariati i Policisë Kurbin ka kërkuar rifillimin e hetimeve të pezulluara , pasi janë gjetur eshtrat enjë shtetasi të gjinisë mashkullore, i cili përkon me personin e humbur me inicialeM.Gj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale është personi nën hetim, shtetasi me iniciale K.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”,për personin nën hetim me inicialeK.C, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 141 e 25 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me vendiminNr. 1082-97, datë 13.10.2022 ka vendosur:

–Pranimin pjesërisht të kërkesës, si të bazuar në ligj dhe prova.

-Mosvlerësimin të ligjshëm të ndalimit për personin nën hetim K.C, kryer nga policia, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 141 e 25 i K.Penal.

-Caktimin ndaj personit nën hetim K.C të masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 232/dh dhe 238 të K.Pr.Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë ngapersoni nën hetim K.C, i cili kërkoi:

-Ndryshimin e vendimit të gjykatës.Lënien në fuqi të kërkesës për deklarimin e paligjshëm tw ndalimit nga policia. Mos caktimin e asnjë mase sigurimi personal ose caktimin si masë sigurimi sigurimi personal atë të “Ndalimit të daljes për jashtë shteti”, për nevoja të hetimit të mëtejshëm..

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Irida Kacerja, me vendimin nr. 997, datë 15.11.2022 vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 1082-97, datë 13.10.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu