Vrau një person tre vite më parë, arrestohet 39-vjeçari në Durrës, gjykata e dënon me 18 vite burg (EMRI)

0

Një 39-vjeçar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje është arrestuar në Durrës. Siç njofton policia, bëhet fjalë për shtetasin Afrim Kila, i cili së fundi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Ai akuzohet se në vitin 2020 në ambientet e një lokali në Ishëm, goditi me mjete të forta dhe më pas në rrugë e goditi me automjet, shtetasin D. (P). K., i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital.  Ai eshte transportuar ne spital, per te vuajtur denimin.

Manzë, Durrës

Ndalohet një shtetas i dënuar me 18 vjet burgim për vrasje me dashje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Manzë bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për shtetasin Afrim Kila, 39 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, e cila ka dënuar këtë shtetas, me 18 vjet burgim. Shtetasi Afrim Kila së fundi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Më datë 19.05.2023, në përfundim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në vitin 2020, në ambientet e një lokali, në Ishëm, ku shtetasi Afrim Kila goditi me mjete të forta dhe më pas në rrugë e goditi me automjet, shtetasin D. (P). K., i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka deklaruar fajtor këtë shtetas dhe e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në vijim të veprimeve shtetasi Afrim Kila u transportua në IEVP Durrës, për të vuajtur dënimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu