Vrau pronarin e lokalit dhe plagosi të birin, kapet autori. Emrat dhe dinamika e ngjarjes

0

Autori i vrasjes së 62-vjeçarit dhe plagosjes së djalit të tij në fshatin Fier i Ri, Lushnjë është gjetur dhe arrestuar disa minuta pas kryerjes së krimit, ka njoftuar policia.

Policia ka informuar se rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi Sofokli Shani, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit Rako Qorri, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Rako Qorri, 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin Kejdi Qorri, 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Kapet nga Policia disa minuta pas kryerjes së krimit autori i vrasjes së 62-vjeçarit dhe plagosjes së djalit të tij në fshatin Fier i Ri, Lushnjë.

Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi S.Sh, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q., ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin S. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme.

Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here