Vrau pronarin në sy të vajzës 7-vjeçare, autori: Sillej dhunshëm

0

Një rumun ka vrarë pronarin e fermës ku ishte i punësuar në Greqi. Mediet greke raportojnë se skena e krimit ka ndodhur në prani të vajzës 7-vjeçare të pronarit.

Shtetasi rumun mësohet se pranoi krimin e rëndë në polici, duke pretenduar se 39-vjeçari grek, Nikos Bitsakakis kishte shfaqur sjellje të dhunshme ndaj tij.

Autori i vrasjes fillimisht ishte marrë në polici si dëshmitar i ngjarjes, duke thënë se kishte dëgjuar të shtënat dhe më pas kishte dalë për të parë se çfarë po ndodhte, por dëshmia e tij nuk i bindi autoritetet në Greqi.

Lidhur me këtë ngjarje policia arrestoi edhe një tjetër rumun, 31 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e fermerit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu