Një vajzë është vrarë ndërsa i dashuri i saj është përdhunuar dhe është tortuar për vdekje, nën mishërimin e asaj që konsiderohet si vrasje nderi. Kjo për shkak se vajza refuzoi të martohej me kushëririn e saj në Turqi.
Vilda Ince 24 vjeçe, u detyrua nga familja e saj që të martohej me kushëriri, me një ceremoni fetare. Mirëpo ajo refuzoi që ta pranonte këtë dhe kështu ia mbathi me të dashurin e saj Osman Celik, 25 vjeç, rreth 2 muaj më parë.
Familja e saj e kërkoi çiftin, por ishte thuajse e pamundur, deri kur ata u shfaqën në virgjilje të Vitit të Ri, në një festë në fshatin Bayramozu, në zonën e Kaman, në qendër të qytetit Kirsehir në Turqi.
Pasi mësuan se vajza e tyre ishte në Kaman, familja e gruas e ftoi çiftin në shtëpinë e tyre duke pretenduar se donin të bënin paqe. Dyshja e pranuan ftesën për të bërë paqe dhe shkuan në shtëpinë e familjes në fshat.
Por kur ata mbërritën, Vilda u dërgua në banjë ku u ther me thikë dhe i dashuri i saj u zhvesh dhe u përdhunua para se të goditej me thikë për vdekje, raportojnë mediat lokale. Pasi u vranë, trupat u dërguan në një gropë jashtë fshatit ku ishin mbuluar me dhe.
Kur familja e Osmanit nuk mundi të kontaktonte me djalin e tyre, ata raportuan situatën në polici.
Zyrtarët më pas arrestuan gjithë familjen Ince për t’i marrë në pyetje dhe pasi u morën në pyetje, anëtarët e familjes pranuan vrasjen dhe i treguan policisë se ku i varrosën trupat e tyre.
Policia tha se pasi morën trupat, ata arrestuan babanë e gruas, vëllain, kushëririn me të cilin ajo ishte detyruar të martohej dhe dy të afërm të tjerë të lidhur me vrasjet.