Nga Edi Rama deri tek Taulant Balla/ PD padit në SPAK Kryeministrin, 15 ministra, kryebashkiakë dhe deputetë. Ja akuzat

0

 

Partia Demokratike kallëzon në SPAK drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, duke nisur nga Edi Rama, disa ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë.

Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, janë 16 persona që kallëzohen se po përdorin funksionin publik për interes elektoral.

Sipas Partisë Demokratike të kallëzuarit janë:

-Edi Rama, Kryeministër

-Elisa Spiropali, Ministër i Marrëdhënieve me Kuvendi

-Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë

-Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit;

-Belinda Balluku, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

-Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

– Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë;

-Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz;

-Emiriana Sako, Kryetar i Bashkisë Durrës;

– Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak;

– Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë;

– Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë;

– Dritan Agolli, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit;

– Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;

– Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;

– Karolina Kostallari, Drejtues i Njësisë Administrative nr.10 Tiranë

– Çdo person i paidentifikuar deri më tani nga ana jonë, por që me veprime konkrete rezulton mbas hetimit që ka përgjegjësi penale.

Sipas denoncimit, ata akuzohen për dy vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Disa nga shembujt e sjellë janë përfshirja e Edi Ramës, Elisa Spiropalit, Taulant Ballës, Belinda Ballukut, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt etj në aktivitete që kanë të bëjnë, kryesisht, me rindërtimin pas tërmetit, ku përdoren burime dhe para publike, si dhe me dhënien e certifikatave të legalizimit apo investimeve të tjera publike.

Publikimi i këtyre aktiviteteve është i ndaluar edhe me vendim të KQZ, bazuar në ligjin e miratuar sipas marrëveshjes së qershorit të kaluar.

Pak kohë më parë PD dorëzoi një kallëzim të veçantë në SPAK për Ministren Olta Xhaçka, e cila ka përdorur disa herë helikopterin ushtarak për qëllime elektorale.

Duke theksuar se SPAK nuk ka akoma asnjë reagim për kallëzimet e bëra, PD i kërkon Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të bëhet përçues i zërit të qytetarëve të ndershëm që besojnë se ligi është i barabartë për të gjithë.

“Ky kallëzim apo kallëzimet e ngjashme me të janë rasti ideal që edhe SPAK të sprovohet në sytë e mbarë opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar dhe të tregojë me vepra se organet ligjzbatuese shqiptare do të vendosin përpara përgjegjësive çdo shkelës të ligjit, pavarësisht nëse është i pasur apo i veshur me pushtet.”- theksohet në kallëzimin e PD.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu