Vritet me armë 32-vjeçari. Emri

0

Vrasje me armë zjarri në Durrës. Mbrëmjen e sotme një person ka humbur jetën në qytetin bregdetar, pasi u qëllua me armë zjarri.

32 vjeçari Jetmir Bregu pas një sherri të çastit në orën 17:20, në lagjen nr.16 u qëllua me armë zjarri në këmbë.

I riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagës duke ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar disa persona që ndodheshin në vendin e ngjarjes ndërsa thekson se ka ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur në këmbë, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ju njoftoj se shtetasi i plagosur J. B., ndërroi jetë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu