Albi Bashaliu, i riu i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj të Peqinit është arrestuar në vitin 2017 për plagosje. Në vitin 2017, Bashaliu asokohe 28-vjeçar qëlloi me armë zjarri automatik në drejtim të dy personave të tjerë.
Policia i sekuestroi 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62mm, 1 fishekë i pa plasur model 56 të kalibrit 7.62mm si dhe automjetin tip Volksëagen me targa AA 226 ES. Ai u dënua në atë kohë për veprën penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Mëngjesin e sotëm, Albi Bashaliu u ekzekutua në rrugë nga persona ende të paidentifikuar. Policia ka rrethuar zonën dhe po vijon kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.12.2021, rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.
Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve