Vuan nga sëmundje e rëndë/ Mblidhen 17 mijë Euro për operimin e vajzës jetime nga Gramshi

0

Shqiptarët janë të varfër por me zemër të madhe.
Janë mbledhur 17 mijë Euro për të kryer operacionin e Xhensilës, vajzës nga Kërpica e Gramshit e cila vuan nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin e ka dhënë vetë Arbër Hajdari i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” i cili menjëherë pas njoftimit sensibilizojë shqiptarët që arritën të grumbullojnë shumën e kërkuar.
Në një postim në profilin e tij në Facebook Arbër hajdari shkruan:

Jam gëzuar shumë që sot u realizua shuma për operacionin e vajzës 8 vjeçare që është rritur jetime, të bukurën Xhesi!
Tani lutemi për ty Xhes, që operacioni të ecë mbarë, Zoti qoftë me ty.
Faleminderit nga zemra të gjithë bamirësve .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu