Vuante nga problemet e shëndetit mendor/ 36-vjeçari u vë flakët dy automjeteve në Durrës, arrestohet nga policia

0

Një 36-vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia pasi dyshohet se për shkak se vuante nga problemet me shëndetin mendor, i ka vendosur flakën dy automjeve të parkuara aty pranë.

Ngjarja ka ndodhur në Rrashbull gjatë natës, ku sipas informacioneve mjetet janë djegur pjesërisht.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Manzë arrestuan shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, pasi më datë 20.05.2023, gjatë natës, dyshohet se për shkak të problemeve të shëndetit mendor, u ka vënë flakën 2 automjeteve të parkuara (njëri prej tyre jashtë funksionit), të cilat janë djegur pjesërisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu