Zbardhet dëshmia e 32-vjeçarit: Isha nisur për të…

0

Zbardhet dëshmia e Arben Memës, 32-vjeçarit që u fut me makinë në sheshin Skënderbej duke bërë veprime të pakontrolluara.

Mësohet se ai ka deklaruar se ishte nisur për të votuar dhe ka kaluar nga zona e parkut ku ka marrë 5 gramë kanabis në dy qese farmaceutike. Mema është shprehur se një pjesë prej tyre i ka pirë dhe pastaj shton se nuk e ka kuptuar si ka ndodhur ngjarja.

“Dola nga shtëpia dhe para se të shkoja për të votuar, kalova te zona e parkut. Aty mora 5 gram kanabis në dy qese farmaceutike. Një pjesë e piva.

Nuk e di as vetë si ndodhi sepse nuk po kuptoja asgjë. Isha në Yzberisht dhe aty më doli një makinë para e përplasa”, ka thënë ai mes të tjerash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu