Zbardhet dëshmia e Arben Memës: “Kisha pirë 2 gram hashash”

0

Arben Mema 35-vjeçari i cili shkaktoi panik tek qytetarët të cilët ndodheshin në sheshin ‘Skënderbej’ pasi hyri me automjet në shesh dhe kryente manovra të rrezikshme, mësohet të ketë thënë para bluve se ka qënë nën efektin e lëndëve narkotike dhe nuk mban mend asgjë.

Mema ka thënë në komisariat se para se të shkonte të votonte ka shkuar te parku dhe ka blerë 5 gramë hashash dhe dy i ka pirë menjëherë në moment.

“Para se të shkoja të votoja, vajta tek parku, aty bleva 5 gramë hashash, 2 i kam pirë menjëherë”, ka thënë Mema.

Ndërkohë policia ishte njoftuar më herët për një person i cili kishte përplasur dy makina në zonën e Yzbersishtit dhe më pas kishte udhëtuar nga Yzberishti në Fresk duke dëmtuar dhe një automjet tjetër.

Mema ka thënë para policëve se ai nuk mban mend asgjë pasi ka qënë nën efektin e lëndëve narkotike dhe i vetmi moment që i kujtohet është në sheshin Skënderbej.

Mema rezulton me rekorde të mëparshme, është ndaluar për përdorim të narkotikëve dhe për një aksident. Ndërkohë bëhet me dije se autoritet janë duke hetuar ngjarjen dhe fatmirësisht këto incidente kanë kaluar pa të lënduar.

Kujtojmë se agresori 35-vjeçari u arrit të neutralizohej fale dy të rinjve të cilët u ndodhën në sheshin Skënderbej. Klodian Elqeni i riu i cili ndali 35-vjeçari duke kërcyer sipër dhe qëlluar me shkelmë në fytyrë agresorin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu