Basha në Elbasan, ka një mesazh për qytetarët

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet aktualisht në Elbasan. Mësohet se Basha po bën takime rastësore me qytetarët të cilët i ka ftuar që të shkojnë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Të njëjtën gjë, lideri demokrat bëri disa orë më parë edhe në kryeqytet. Ai është parë në Tiranë teksa ecte dhe takonte qytetarë.

Lideri demokrat votoi sot në orën 09.00 të mëngjesit në lagjen e tij, në çerdhen numër 13, në njësinë 8 në kryeqytet. Ai u paraqit në qendrën e votimit dhe ka pritur në radhë sa kanë mbaruar qytetarët që ishin para tij, më pas ka hedhur votën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu