Zbardhet lista e plotë e deputetëve që do të marrin nën hetim Presidentin

0

 

Pasi Komisioni i Ligjeve miratoi ditën e djeshme, me 14 vota pro dhe një kundër, mbi ngritjen e Komisionit Hetimor në lidhje me shkarkimin e Presidentit Meta, sot është bërë publike lista e plotë e deputetëve që do të jenë pjesë përbërëse e këtij komisioni. Personi që spikat më shumë se të tjerët është deputeti Spartak Braho, një person me lidhje të afërta miqësore me Presidentin Meta dikur.

Ngritja e Komisionit Hetimor pritet të konkludohet ditën e sotme, ku votimi në parlament do të vendosë mbi ngritjen ose jo të tij.

Lista e plotë e emrave të deputetëve pjesëmarrës në Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta:

Kryetar: Alket Hyseni

Nënkryetar: Myslym Murrizi

Sekretar: Klotilda Bushka

Anëtar:

Vasilika Hysi

Elena Xhina

Spartak Braho

Halil Jakimi

Nikolin Staka

Arlind carcani

Zëvendësues:

Ermonela Felaj

Xhemal Qefalia

Eugen Bojaxhi

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu