Pse vdekja e Edgar Allan Poe rrethohet ende nga misteri ?

0

Edgar Allan Poe ishte shkrimtari legjendar i njohur për veprat e tij misterioze që të joshnin kuriozitetin pas çdo fjale të shkruar dyshimtë.

Akoma më misterioze se veprat me famë botërore ishte vdekja e këtij shkrimtari, shkruan InfoWebTv.

Poe ka pasur një jetë mjaft trazira në rininë e tij. Prindërit e Edgar ishin aktorë të njohur, por shkrimtari i njihte shumë pak. Babai i tij, David Poe Jr ishte i dashuruar pas pijes e si pasojë braktisi familjen e tij në periudhën kur Poe erdhi në jetë. Kur shkrimtari mbushi plot 3 vjeç, mamaja e tij Eliza Poe u nda nga jeta.

Pas këtyre tragjedive, jeta e Poe mori të tatëpjetën ku shkoi në martesën e 13-vjeçarit me kushurirën e tij.

Kjo jetë e pakëndshme nuk e ndaloi shkrimtarin të shprehte talentin e tij në shkrimin e veprave që nuk harrohen lehtë ditët e sotme.

Por ende vdekja e tij mbetet mister i pazgjidhur, shkruan InfoWebTv. Ai kishte humbur një javë para se të ndërronte jetë.

Pjesa më e madhe e teorive që mbulojnë vdekjen e autorit janë të trilluara nga rivalët e tij, e këtu vlen të përmendim Rufus Wilmot Grisëold, figurën kryesore të misterit që rrethon vdekjen e Edgar Allan Poe.

Viti 1849 po shkonte për mrekulli për Poe.Fama e veprave të tij letrare kishte arritur kulmin dhe së shpejti e priste një martesë me dashurinë e tij të parë, Elmira Royster Shelton. Pas një udhëtimi të shkurtër nga Richmond në Filadelfia dhe më pas në New York, Poe arriti deri në Baltimore përpara se të shpallej i humbur.

Ai u pa në një tavernë të njohur si Gunner’s Hall. I veshur me rroba të ndotura e të dikujt tjetër dhe me një shprehi aspak normale në fytyrë, Poe u gjet nga një zotëri i quajtur Joseph Walker. Ky i fundit e njohu menjëherë shkrimtarin e famshëm dhe e pyeti nëse njihte dikë pranë zonës që ta ndihmonte. Edgar i shqiptoi emrin e një redaktori dhe Walker njoftoi me urgjencë Joseph Snodgrass, duke i kërkuar ndihmë.

Nga atje, Poe u dërgua në Spitalin e Washington College. Në këtë moment gjërat morën një kthesë të errët për shkrimtarin.

I shtruar në një dhomë të zymtë pa dritare dhe vetëm me një mjek shoqërues, Poe u kaplua nga një gjendje histerike dhe tepër e rënduar derisa vdiq më 7 tetor duke thënë: “Zot, ndihmoje shpirtin tim të gjorë”.

Pak ditë pas lajmit të trishtë, spekulimet për vdekjen e Poe filluan të mbushnin lajmet.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu