“Zbërthehet” domethënia e frikshme e mesazheve në trupin e 23-vjeçares që vdiq në mënyrë misterioze

0

Pak më parë janë publikuar disa detaje të reja në lidhje me vdekjen e mistershme të 23-vjeçares Evgjeni Baxho, ku janë “zbërthyer” disa nga tatuazhet e çuditshme në trupin e saj.

Fillimisht u tha se e reja humbi jetën nga një infeksion në dhëmballë, por policia dhe prokuroria kanë nisur një hetim më të thelluar, pasi ngjarja duket se është më e ndërlikuar.

Nga “zbërthimi” ka rezultuar se tatuazhi në barkun e viktimës është një bashkim i simboleve rune (naziste).

Përkatësisht, kuptimi i tyre është:

Tiwaz, shigjeta që nënkupton nder, drejtësi dhe autoritet.

Odal, romb që nënkupton shtëpi, pasuri e trashëguar.

Algiz, pamje sfurku që nënkupton mbrojtje dhe shëndet.

Ndërkohë, raportohet se uniformat blu kanë ushtruar sërish kontroll në banesën e së resë, duke analizuar gjithë sendet e saj personale për të zbuluar të dhëna që mund t’i japin shpjegim simboleve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu