Zbulohen fotot e 15-vjeçarit që ndihmoi në vrasjen e Endri Mustafës

0

Endri Mustafa u gjet i pajetë ditën e djeshme në zonën e Livadheve, në lagjen Guerile në Shkodër. Ndërkohë, Ergys Malja është adoleshenti i cili nxori në pritë 32-vjeçarin.

Janë zbuluar fotot e 15-vjeçarit që ndihmoi në vrasjen e Endri Mustafës. Kujtojmë, se adoleshenti është arrestuar si bashkëpunëtor i vrasësve të Endri Mustafës, ndërsa ka deklaruar në polici se “Kemi hipur në makinë ku ka qenë dhe Edison Harazi. Më pas kam zbritur ndërsa ata të dy janë larguar drejt zonës së Livadheve”.

15-vjeçarin e kanë lënë më larg se vendi i ngjarjes dhe ai ka dëgjuar krismat e armëve. Burime bëjnë me dije se kur ata janë kthyer, adoleshenti ka pyetur Edison Arazin se ku është Endri dhe përgjigja që ka marrë është “Kaq ishte puna ime”.

Gjithashtu, për vrasjen e Endri Mustafës, uniformat blu kanë shpallur në kërkim Ibrahim Licin. Mirëpo, babai i këtij të fundit mohoi kategorikisht që familja e tij të kishte probleme me familjen e të ndjerit. Ndër të tjera, ai ka thënë se 15-vjeçari punon për grupin e Asmer Bilalit dhe të Bajrave prej 3 vitesh dhe se pastron bajgat e kuajve të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu