Zbulohen surpriza tek ‘Përputhen’. Një infermiere seksi do të zbulojë shumë fantazi. Olsa Muhameti tregon detajet nga sezoni i ri

0

Zbulohen surpriza nga emisioni i ri ‘Përputhen’ q• starton sot në Top-Channel.
Ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin “Breaking” autorja e programit, Olsa Muhameti, ku zbuloi disa detaje rreth sezonit të ri.

Ajo tha se në javën e dytë do të nisin takimet e para jashtë. Gjithashtu tregoi se konkurrentët vijnë nga vende të ndryshme.

“Janë djem që jetojnë në Zvicër, Gjermania, është një djalë i Mitrovicës që vjen nga Nju Jork, Kemi një djalë Presheve që vjen në Për’puthen. Nga Maqedonia e Veriut mungojnë konkurrentët, por edhe mund të kemi në ditën në vijim”, tha Muhameti.

LEXO EDHE: Analisti i përmend familjen/ Ish deputeti demokrat largohet i mërzitur nga emisioni

Njëkohësisht, Olsa u bëri thirrje të gjitha vajzave nga Kosova që të aplikojnë që të bëhen pjesë e emisionit, që të gjejnë dashurinë e tyre.

Ndërsa e pyetur në lidhje me profesionet e konkurrentëve, autorja e “Për’puthen” tregoi se kemi një infermiere.

“Një infermiere, seksi, që do të zbulojë shumë fantazi. Kemi edhe një ndryshim formule, nuk prezantojmë vajzat në fillim, por djemtë hap pas hapi, se janë më të shumtë në numër që të njihen”, zbuloi Olsa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu