Zbulohet arsyeja pse 63-vjeçarja vdiq 30 minuta pasi bëri vaksinën

0

Dje në grua 63 vjeçe ndërroi jetë në Ilion të Greqisë, vetëm 30 minuta pasi bëri vaksinën AstraZeneca.

Sapo kishte marrë dozën e vaksinës ajo qëndroi për 15-minuta në qendrën e vaksinimit për të parë ecurinë e saj dhe më pas u largua. Por pak minuta më vonë ajo u ndje keq dhe shkoi të ulej në një stol aty pranë parkut.

Kur qytetarët aty pranë kuptuan që gruaja nuk po ndihej mirë, informuan mjekët e qendrës së vaksinimit ndërsa u thirr edhe ambulanca. Pavarësisht se iu ofrua ndihma e menjëhershme, gruaja humbi jetën.

Mjeku, Nikos Kalogrias, i cili bëri edhe ekzaminimin e trupit të viktimës tregon se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e infarktit të miokardit, ndërsa në mushkritë e saj u gjetën gjurmë të edemës pulmonare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu