Zbulohet dinamika e arrestimit të efektivit të RENEA-s, ky është bashkëpunëtori 62-vjeçar

0

Tre persona u arrestuan sot në Tiranë me kokainë, mes tyre një efektiv i RENEA-s, Xhuljo Liçi nga Fieri. ABC zbardhi dinamikën e plotë të operacionit dhe momentit të arrestimit.

Liçi në makinë ishte së bashku me Ded Nimanin nga Puka, i cili kishte më pak se një vit që kishte dalë nga burgu, i dënuar për drogë, por pasi kishte lënë qelinë i ishte rikthyer sërish huqit të vjetër. Personi i tretë i arrestuar është është Luan Gaci. Të tre të arrestuarit akuzohen për prodhim dhe shitje narkotike e kryer në bashkëpunim.

Por si u kapën?

Rreth orës e 11:12 minuta të ditës së sotme në aksin rrugor Tiranë-Durrës në rrugën e vjetër në Ndroq, në ambientet e jashtme të një lokali, policia gjeti të parkuar automjetin Benz me targa AA463TO.

Ded Ninami

Automjeti drejtohej nga Luan Gaci dhe po në këtë vend afrohet dhe parkohet automjeti tjetër po Benz me targa AB 892 BZ ku ndodheshin 2 persona, drejtues ishte Xhuljo Liçi dhe pasagjer ishte Ded Ninami.

Këta dy të fundit dalin nga automjeti duke shkuar tek bagazhi i makinës me targa BZ.

Në atë moment u afrohet edhe Luan Gaci, të tre personat hapin bagazhin e makinës dhe Xhuljo Lici nxjerr një pako në formë drejtkëndore e mbështjellë me plastmas transparent dhe brenda saj dyshohej të kishte lëndë narkotike të llojit kokainë të cilën po e mbante në dorë në prezencë të Nimanit dhe Gacit duke biseduar me ta.

Pikërisht në këtë moment është bërë ndërhyrja nga ana e policisë dhe Lici ka hedhur pakon në tokë. Pakoja me droge kishte mbishkrimin “Baron” për këtë arsye operacioni i policisë u kodua me këtë emër.

Burimi: ABC News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu