Zbulohet motivi i vrasjes dhe vetvrasjes së çiftit shqiptar

0

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në Prishtinë ku burri vrau gruan dhe më pas kreu vetëvrasje.

Sipas mediave vendase ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre në lagjen Emshir në Prishtinë dhe burri 44-vjeçar pasi ka qëlluar gruan e tij, ka qëlluar edhe veten e tij.

Pasi policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ka njoftuar se kemi të bëjmë me një vrasje dhe vetëvrasje.

Puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijon ende, por sipas fqinjëve të çiftit ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive xhelozie pasi kishin probleme të vazhdueshme mes tyre.

Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu