Të shtëna me armë brenda diskotekës, 2 të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur

0

Të paktën 15 persona të moshave 20 deri në 44 vjeç u qëlluan me armë zjarri në një diskotekë në lagjen Park Manor në Çikago, duke mbetur të plagosur, ndërsa dy persona mbetën të vrarë. Ata ranë pre e breshërisë së plumbave nga brenda diskotekës.

Sipas zyrtarëve të policisë, katër armë u gjetën në vendin e ngjarjes. Policia identifikoi dy të vrarët si 30-vjeçaren Rayneesha Dotson dhe 29-vjeçarin Lionel Darling.

Zyrtarët e policisë thanë se ndër njerëzit e plagosur nga të shtënat të dërguar në spitale, disa janë në gjendje të mirë, një pjesë në gjendje kritike dhe të tjerët iu nënshtruan operacioneve kirurgjikale. Sipas policisë, një individ që pësoi plagë në këmbë refuzoi kujdesin mjekësor në vendngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu