Zbulohet sa kilogram ndodheshin në 200 pakot e sekuestruara në portin e Durrësit

0

Një sasi e konsiderueshme kokaine është kapur pasditen e sotme në portin e Durrësi.

Sipas burimeve, kokaina e kapur e kishte origjinën nga Amerika Latine ndërkohë që kompania pritëse dyshohet se është “Massabi Fruits” me qendër në Kombinat.

Burime policore bëjnë me dije se kokaina e sekuestruar në portin e Durrësit ka qenë e ndarë në rreth 200 pako, të cilat ishin fshehur në tavanin e kontenierit. Ndërkohë që pas peshimit rezulton se janë rreth 150 kg kokainë e pastër.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë në Durrës, u kap një sasi tjetër prej 49 kg kokainë e fshehur në pjesën anësore të një kontejneri me banane. Për këtë u arrestua Selim Cekaj, babai i Arbër Cekajt edhe ky i arrestuar për një sasi të madhe kokainë të kapur në vitin 2018.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu