Basha takim me minatorët: Brenda 6 muajve në qeveri miratojmë statusin

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me minatorët e Bulqizës. Para tyre, kryedemokrati premtoi se brenda gjashtë muajsh, qeveria e tij do të miratojë statusin e minatorit.

Basha u shpreh se minatorët kanë nevojë për garancinë më minimale që duhet të ketë puna më e vështirë.

“Puna jonë është e qartë. Në rastin tuaj, Kristal e qartë. Duhet të garantojmë statusin e minatorit…Nuk besoj se ju ka shpëtuar era e ndryshimit që po fryn kudo në vend. Ju bëj thirrje që të rindizni shpresën. E di që politika ju ka vrarë shpresën. E di që futeni aty duke menduar për bukën e fëmijëve. Po u them që 25 prilli është ditë shprese.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu