Zbulohet shkaku i plagosjes nënë e bir. Sherr mes fqinjëve për parkingun para pallatit. Emrat

0

 

Nënë e bir janë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit pas një sherri për parkingun. Autori Zyber Juba është banor i lagjes nr. 12 në Durrës, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10. 45-vjeçari Zyber Juba fillimisht është përleshur me grushte, shkelma dhe sende të forta me Flamur Çermën rreth 23-vjeç, ndërsa më pas ka nxjerrë armën duke e qëlluar të riun dhe nënën e tij, Valbona Çerma rreth 45-vjeçe që ka qenë në vendin e ngjarjes.

Nënë e bir me plagë në këmbë janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu