Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta sulmon Baton Haxhiun: Për një vilë në Palasë je gati të shesësh gjysmën e Kosovës

0

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka sulmuar gazetarin kosovar Baton Haxhiun.

Blushi e ka quajtur gazetarin “Batonoviç, teksa e akuzon këtë të fundit se është i gatshëm të shesë gjysmën e Kosovës për një vilë në bregdetin e Palasës.

Zëdhënësi i presidenti vijon duke theksuar se largimi i të rinjve nga Shqipëria është fatkeqësi kombëtare, në një kohë që ka treguar edhe statistikat e “European Asylym Support Office” për shpopullimin dramatik të vendit tonë.

“Hapi sytë katër Batonoviç! Kjo është FATKEQËSI KOMBËTARE! Shqipëria dhe Kosova kanë pasur burra që i kanë mbrojtur dhe do t’i mbrojnë në çdo kohë interesat kombëtare”, shkruan ndër të tjera Blushi

Postimi i plotë:

“Batonoviç, ti për një vilë në Palasë je gati jo vetëm të shesësh gjysmën e Kosovës, por mezi pret t’ja dhurosh Serbisë, edhe Tiranën e Sheshin e Flamurit në Vlorë.

Madje për të shkuar sa më shpejt tek vila në Palasë, ke kohë që lobon për tunelin e Llogarasë, që të mos kalosh nga rruga që ndërtoi Kryeministri Meta.

Hapi sytë katër Batonoviç dhe lexo të dhënat zyrtare e “European Asylym Support Office” për shpopullimin dramatik të Shqipërisë, që ka shkaktuar me keqqeverisjen e tij, sivëllai i padronit tënd në Beograd:

Një krahasim për intensitetin e azilkërkuesve për 1000 banorë të vendit tonë me vendet e rajonit.

Shqipëria ka një numër azil kërkuesish për periudhën 2-vjeçare, korrik 2018 – korrik 2020, rreth:
18.4 herë më të lartë se Bosnja
17.4 herë më të lartë se Mali i Zi
12 herë më të lartë se Serbia
5.1 herë më të lartë se Maqedonia e Veriut,
3.9 herë më të lartë se Kosova

Nëqoftëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian,
Nga Shqipëria emigrojnë 12 PERSONA
Nga Kosova 3.3 persona
Nga Maqedonia e Veriut 2.3 persona
Nga Serbia 1 person
Nga Mali i Zi 0.7 persona
Nga Bosnja Hercogovina 0.6 persona

Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ.

Hapi sytë katër Batonoviç! Kjo është FATKEQËSI KOMBËTARE!

Shqipëria dhe Kosova kanë pasur burra që i kanë mbrojtur dhe do t’i mbrojnë në çdo kohë interesat kombëtare.

Për këtë të jesh i sigurtë ti, padroni, punëdhënesi dhe pagatorët e ty shqipfolës!“

Çfarë shkran Baton Haxhiu?

Analisti nga Kosova publikoi një shkrim ku personazh kryesor ishte presidenti Ilir Meta, të cilin e trajtonte si ‘Presidenti që ndihet emigrant’.

Sipas Haxhiut, Meta flet me fjalë që duket sikur i burojnë nga errësira e mllefit dhe se në këtë formë mendon se e ndihmon Opozitën, por analisti shkruan se jo.

Haxhiu shton se me fjalët e tij, si ‘Edward Scissorhands i opozitës’, Meta e ndihmon shumë Ramën dhe duket shumë më pak President se ç’është.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu