Zëdhënësi i presidentit nxjerr foton e deputetit që votoi kundër Metës me 500 euro në ballë

0

Për shkarkimin e presidentit Ilir Meta votuan pro edhe disa deputetë të opozitës parlamentare.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka publikuar një foto të deputetit Besnik Troplini i cili shfaqet me 500 euro në ballë.

Sipas tij, deputeti është blerë dhe pret direktiva përtej “oqeanit”.

“Deputeti me “votë” në ballë, i grupit “antikorrupsion” të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej “oqeanit”. I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit!”, shkruan zëdhënësi i Metës.

Kjo foto publikohet pak orë pasi Troplini së bashku me 103 deputetë të tjerë votuan pro shkarkimit të Metës në Kuvend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu