Librazhd | 22 janar 2026
Në ambientet e Pallatit të Kulturës “Sadi Halili”, Këshilli i Paqes Librazhd, me mbështetjen e Bashkisë Librazhd, organizoi më 22 janar 2026 veprimtarinë artistiko-sociale “Zërat e Paqes”, një aktivitet frymëzues që bashkoi rreth 120 Ambasadorë për Paqe, drejtues institucionesh vendore, personalitete dhe të rinj të qytetit.
Veprimtaria u karakterizua nga një gërshetim harmonik i mesazheve të paqes me performanca artistike mbresëlënëse, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë, familjare dhe reflektuese. Aktiviteti u moderua me profesionalizëm nga Ina Karamuça dhe Artenisa Kujtila.
Me fjalën e mirëseardhjes, Kryetari i Këshillit të Paqes Librazhd, z. Agim Kujtila, theksoi rëndësinë e kultivimit të vlerave të paqes dhe bashkëjetesës në komunitet. Më pas, përshëndetën të pranishmit Kryetari i Federatës së Paqes Universale Shqipëri, z. Defrim Methasani, Kryetari i Këshillit Rajonal të Paqes Elbasan, z. Fatmir Popja, si dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Gani Rroshi. Në aktivitet ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Federatës së Paqes, Dr. Saemira Pino.
Pjesa artistike u realizua nga talentet e reja të Librazhdit, nën drejtimin artistik të Shkëlqim Brahjas. Rigerta Kojku interpretoi këngën “Zare Trendafile”, Ajsi Bahiti këndoi “Kuturru”, Danjela Mojsja solli një interpretim në gjuhën frënge, ndërsa Loria Pëllumbi interpretoi një serenatë me violinë. Aktiviteti u pasurua edhe nga recitimi i një poezie për Skënderbeun nga regjisori dhe aktori i mirënjohur Aqif Ademi.
Në përmbyllje të veprimtarisë, 13 personalitete të Librazhdit u vlerësuan me titullin “Ambasador për Paqe”, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të çmuar në komunitet dhe shoqëri.
Personalitetet e nderuara janë:
-
Azis Lushi (arsim)
-
Aurika Hoxha (arsim)
-
Aishe Kurti (artizane)
-
Ali Buzra (arsim)
-
Rrahman Gjeta (biznesmen)
-
Lefterie Hasa (arsim)
-
Dashurie Zani (laborante)
-
Shpëtim Cura (turizëm)
-
Skënder Karaj (arsim)
-
Shkëlqim Brahja (instrumentist)
-
Bardha Ndërgjoni (gazetare)
-
Lulzim Shahinaj (sipërmarrës)
Organizatorët shprehën mirënjohje të veçantë për Këshillin e Paqes Librazhd, si dhe për kryetarin z. Agim Kujtila dhe nënkryetaren znj. Fatbardha Alimeta, për përkushtimin dhe kujdesin në realizimin e një aktiviteti me vlera të larta shoqërore dhe kulturore.






