Zgjedhjet 25 prill/ Kur do të votojnë Rama,Meta dhe Basha

0

Tre milionë e 588 mijë e 869 qytetarë shqiptar kanë të drejtë vote ditën e sotme të 25 Prillit.

Sot në ora 07:00, Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të votojë në Qendrën e Votimit, në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani”, Tiranë, nga ku do të japë edhe një mesazh tepër të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Republikës.

Presidenti Meta u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të marshojnë të qetë dhe me vendosmëri drejt kutive të votimit për të vulosur ndryshimin e rëndësishëm, të shumëpritur dhe historik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Pas Presidentit, në orën 09:00 do të votojë kryetari i  Partisë Demokratike, Lulzim Basha në qendrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama pritet të votojë në Surrel në orën 10:30.

Sot do të jenë në gatishmëri 5427 policë, ndërsa repartet e ushtrisë kanë zëvëndësuar policinë në ruajtjen e objekteve të ndryshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu