Zgjedhjet/ Valdrin Pjetri nga Shkodra drejtues teknik i shtabit elektoral të PS të qarkut Elbasan

0

 

Valdrin Pjetri shfaqet serish në fushatë elektorale, 2 vjet pas zgjedhjeve vendore, ku ai fitoi drejtimin e Bashkisë së Shkodrës në një garë pa kandidatë, por nuk u ul dot në karrigen e të parit të kryeqendrës së veriut.

Pas Shkodrës, Pjetri është caktuar në këto zgjedhje si drejtues teknik i shtabit elektoral të qarkut Elbasan.

Partia socialiste Bashkia Peqin, në faqen e saj në FB, ka publikuar një takim organizativ të strukturave të PS, që në këto zgjedhje kërkon një mandate të tretë qeverisës.

Problemet me drejtësinë italiane që e penalizuan të përzgjedhurin e socialistëve në Shkodër në 2019, duket se nuk janë më problem në këtë pozicion të tij të ri në strukturat socialiste.

Zbulimi i fshehjes së një hetimi dhe dënimi në 2003 në Itali për trafik droge, pas denoncimit të bërë nga selia blu pak javë pas fitores së tij në zgjedhjet vendore, nxiti prokurorinë të nisë hetimin për falsifikim të dokumenteve.

Në shkelje të ligjit të dekriminalizimit, Valdrin Pjetri nuk i kishte deklaruar këto fakte në KQZ para kandidimit.

Pas publikimit, vetë Pjetri e cilësoi ngjarjen e ndodhur në Itali një ngjarje banale, së cilës nuk i kishte kushtuar kurrë rëndësi dhe që kishte ndodhur kur ai kishte qenë vetëm 20 vjeç.

Në dhjetor të vitit të shkuar, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj Valdrin Pjetrit.

Pas disa muajsh hetime Prokuroria vendosi të dërgojë për pushim çështjen në Gjykatë, me argumentin se vendimi i gjykatës italiane e ndalonte Valdrin Pjetrin ta deklaronte atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu