“Zgjidh kriminelët apo qytetarët”, Rama i përgjigjet Kim: E refuzoj këtë gjuhë, zgjedhjen time e kam bërë

0

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste i është përgjigjur ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila vetëm pak ditë më parë tha se qeveria duhet të zgjedhë se kush do e drejtojë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. I ftuar në “EuroNews”, Rama tha se e refuzon gjuhën e përdorur nga ambasadorja Kim, pasi ai e ka bërë zgjedhjen e tij.

Rama: Udhëheqësit duhet të zgjedhin kush do e qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. E kam bërë zgjedhjen kur kam dalë kundër regjimit komunist. Nuk kam asnjë dilemë për këtë. Të akuzosh nuk ndihmon fare qytetarët, nuk e ndihmon luftën kundër krimit e pastrimit të parave. Krijon mjegull në të cilën të vetmit përfitues janë kriminelë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu