Zjarri përfshin fshatrat në Greqi, 40 zjarrfikës në betejë me flakët

0

Moti i keq ka përfshirë ditët e fundit Europën si edhe vende të Ballkanit.

Ndërkohë një tjetër situatë e vështirë paraqitet në Karystos në Greqi.

Një sipërfaqe e madhe tokë është përfshirë nga flakët dhe erërat e forta ndihmojnë në përhapjen me shpejtësi të zjarrit.

Ndërkohë për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 40 zjarrfikës me 14 automjete.

Po ashtu ndërhyrja u bë edhe nga ajri, ndërsa në fshatrat Amygdalia dhe Prinia janë evakuuar banorë. “Zjarri është shumë i madh.

Po flasim për fatkeqësi. Shtëpitë, stallat dhe kafshët janë të kërcënuara. Zjarri është i pakontrollueshëm”, kanë bërë me dije autoritetet.

Zëvendësguvernatori i rajonit të Evias Giorgos Kelaiditis tha se intensiteti i erërave në zonë është i fortë, fakt që vështirëson punën e zjarrfikësve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu