Zjarri pranë inceneratorit të Elbasanit, Peleshi: 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 5 mjete zjarrfikëse në vendngjarje

0

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se Forcat e Armatosura u janë përgjigjur thirrjes për ndihmë për zjarrin e ndezur pranë inceneratorit të Elbasanit. Me anë të një postimi në Facebook, Peleshi bën me dije se gjithsej 20 efektivë dhe 5 mjete zjarrfikëse janë nisur krah zjarrfikësve të Elbasanit. Zjarri është ndezur pasditen e sotme në fushën e grumbullimit të mbeturinave në Elbasan.

Postimi i Plotë:

Forcat e Armatosura iu përgjigjën menjëherë kërkesës së autoriteteve vendore të Elbasanit për të ndihmuar më vënien në kontroll të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. 20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur krah forcave zjarrfikëse të Elbasanit për të frenuar përhapjen e zjarrit që favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu