Zv.ministrja Rakacolli: Ja pse nuk hiqet orari policor gjatë verës

0

Zv-ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli foli për masat e reja anti-Covid.

Ajo u shpreh se lehtësimi i masave erdhi si pasojë e të dhënave aktuale të infektimeve. Megjithatë Rakacolli shtoi se masat mund të ndryshojnë edhe gjatë verës.

“Masat mund të ndryshohen dhe kjo është në varësi të të dhënave që kemi. Këto masa përkojnë me të dhënat që kemi sot. Në rast të përkeqësimit të situatës atëherë masat do të ndryshojnë, por ne shpresojmë të kemi një verë të qetë dhe situata të vijë drejt përmirësimit”- u shpreh Rakacolli.

E pyetur se pse nuk hiqet ora policore, zv.Ministrja tha se bëhet për arsye që njerëzit mos të qëndrojnë gjatë në një ambjent.

“Ora policore mbahet për arsye që një individ apo një grup individësh mos të qëndrojnë gjatë në një ambjent. Ora policore ka pasur efektshmëri edhe më përpara”- tha Rakacolli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu