Zyrtare/ Fleta e votimit e 25 Prillit do të jetë me numra

0

Ora 19:25 Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD-së dhe vendos që fleta e votimit do të jetë me numra. Ky vendim është përfundimtar.

Ora 18:26 Fleta e votimit të 25 prillit, Kolegji Zgjedhor tërhiqet për të marrë vendimin

Pas me shume se dy orë diskutimesh Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, është tërhequr nga vendimi Kolegji për vendim për fletën e votimit të 25 prillit lidhur me padinë e PD.

Shqyrtimi për fletën e votimit nisi në orën 16:00, pasi Partia Demokratike, paditi vendimin e KAS që pranoi kërkesën e Partisë Socialiste që fleta e votimit të jetë me numra.

Në mbledhjen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e LSI për t’ju bashkuar palës paditëse, Koalicionit PD-Aleanca për ndryshim.

PS,Salianji: Kolegji Zgjedhor të lërë në fuqi fletën me numra

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridjan Salianji kërkoi që Kolegji Zgjedhor të lërë në fuqi vendimin e KAS për fletën e votimit me numra, pasi sipas tij fleta e votimit me emra ka ngarkesë të madhe.

“Neni 98 i përcakton rregullatorit kompetenca vetëm mbi pjesën teknike, specifikime teknike. Për sa i përket përmbajtjes, është e KQZ e zbatohet nga Kryekomisioneri. Ligjvënësi thotë se dy emra duhet të jenë patjetër në fletë, i subjektit politik dhe kryetarit të Subjektit politik.

Asnjë nga modelet e fletëve të votimit nuk është kundra ligjit, por në fletën e Tiranës kemi rreth 500 karaktere, ku nuk respektohet fakti që ka ngarkesë dhe është e paqartë. Kjo çështje nuk mund ti lihet sondazheve, sondazhi bëhet i pavlefshëm kur nuk marrin pjesë kategori si të moshuarit.

Fleta me emra sjell konfuzion në votim, krijohet radhë por problem është edhe numërimi i fletëve të votimit. Prandaj ne kërkojmë që Kolegji të lë në fuqi vendimin e KAS. Fleta e votimit me emra nuk është e qartë, në votime nuk shkohet për të lexuar gazetë. Edhe në Kosovë fleta e votimit e është me numra, zgjedhësit orientohen lehtë. Me fletën me emra rezultati mund të dojë një javë të dalë.

PD: Fleta e votimit duhet me emra
Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso argumentoi pse fleta e votimit duhej të ishte me emra dhe i orientuar vertikalisht

“Formati me emra i orientuar vertikalisht përmbush më mirë parimin e qartësisë. Ne si palë paditëse e kemi ankimuar vendimin e KAS. E kemi cilësuar të drejtë propozimin e Komisionerit Shtetëror, sepse ishte pjesë e ligjit, por ne mendojmë se formati portret, dukshëm identifikonte më mirë subjektet zgjedhore dhe kandiaatët.

Ka qenë vetë KQZ që ka nxjerrë në faqen zyrtare modele të fletëve të votimit dhe ishte një fletë që kishte marrë më shumë vota nga një sondazh i bërë. Kur thuhet votë parapëlqyese për kandidatin, duhet emri dhe mbiemri, kjo ka qenë qëndrimi ynë, i djeshëm, por edhe i sotëm. Prandaj kemi bërë dhe kontestimin” .

PD: Logoja e BD shkakton konfuzion ta ndryshojë

Shqetësimi tjetër i PD-së ishte logoja e Bindjes Demokratike, që sipas selisë blu shkakton konfuzion te fleta e votimit për shkak të ngjashmërisë.

“E dyta është edhe logoja e Bindjes Demokratike. Ajo është bërë e ditur më datë 31 mars 2021. Ky akt që na njohu me një logo të Bindjes Demokratike që është e ngjashme me logon e Partisë Demokratike. Kemi depozituar një kërkesë me shkrim Komisionerin Shtetëror të Shtetit. Ato ishim aq të ngjashme sa që shkaktonin konfuzion tek zgjedhësit, sepse ne e eksperimentuam tek zgjedhësit dhe rezultati ishte i dukshëm,” tha ai.

Padia e PD
PD paditi vendimin e KAS për fletën e votimit të 25 prillit, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën e saj për fletë vertikale dhe pranoi atë të Partisë Socialiste për kandidatë me numra. Fleta e votimit me emra u propozua nga Ilirjan Celibashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu