Një 10-vjeçar është përplasur nga një automjet ditën e sotme duke përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë , për shkak të plagëve shumë të rënda.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Barbulloje e re në Lezhë, ku burimet bëjnë me dije se shoferi nuk i ka dhënë ndihmën e parë fëmijës, por është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Bëhet me dije se fëmija ka qenë duke u kthyer nga shkolla dhe është përplasur sapo ka zbritur nga furgoni, së bashku me bashkëmoshatarët e tij.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, dhe për identifikimin e drejtuesit të mjetit që ka shkaktuar aksidentin.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





