Tjetër rast tronditës. Hidhet nga kati i dytë i Infektivit pacienti me Covid 19

0

Një pacient është hedhur nga kati i dytë i spitalit në Infektiv dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë, deklaron policia ndërsa më herët u raportua se i moshuari R.B 69 vjeç kishte ndërruar jetë. Pacienti kishte kishte disa ditë i shtruar në spital, ndërkohë pritet komunikimi zyrtar nga Spitali Infektiv mbi situatën e tij shëndetësore. Forca të shumta të policisë janë grumbulluar në vendngjarje.

Pacienti i cili po kurohej në këtë Spital prej disa ditësh pasi ishte infektuar nga Covid-19, është vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë të këtij spitali, ndërsa pas lendimeve të shumta po trajtohet nga mjekët.
Kjo është vetëhedhja e parë që ka ndodhur në spitalin Infektiv të një pacienti të infektuar me Covid-19, ndërkohë që kujtojmë se në spitalin Covid-2 ‘Shefqet Ndroqi’ janë vetëhedhur duke gjetur vdekjen 3 pacientë.

Ky është rasti i katërt i pacientëve që vetë-hidhen nga spitalet Covid. Tre rastet e mëparshme kanë rezultuar fatale për jetën e pacientëve të cilët kanë ndërruar jetë në vend.

Vetëm pak ditë më parë një 52-vjeçar i prekur nga kronavirusi i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga dritarja e dhomës ku po trajtohej ne spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Viktima u identifikua si Preng Gjonaj me origjinë nga Tropoja, por me banim në Tiranë dhe prej një jave ishte i shtruar në këtë spital.

“52-vjeçari ishte shtruar në datë 25 Tetor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni shumë të rëndë, të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2”.

Ky është rasti i katërt i regjistruar brenda pak muajsh në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë.

Kujtojmë që një 65-vjeçar nga Klosi dhe një 29-vjeçar në muajt gusht-shtator kanë ndërruar jetë pasi janë hedhur nga dritaret e këtij spitali.

Gjendja e rëndë shëndetësore e tyre si pasojë e COVID por edhe gjendja psikologjike ka bërë që këta persona të ndërmarrin këto akte ekstreme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu