20 vjet nga 11 shtatori/ FBI publikon dokumentin e rrallë të sulmeve terroriste në SHBA

0

Ditën e djeshme u bënë plot 20 vite nga sulmet terroriste më 11 shtator 2001 në SHBA. Në lidhje me këtë ngjarje që ndryshoi rrënjësisht botën, FBI ka nxjerrë një dokument të deklasifikuar rishtazi me 16 faqe, që lidhet me mbështetjen logjistike të ofruar për dy prej rrëmbyesve sauditë në prag të sulmeve.

Sipas Aljazeera dokumenti, i publikuar të shtunën vonë, përshkruan kontaktet që rrëmbyesit kishin me bashkëpunëtorët sauditë në Shtetet e Bashkuara, por nuk ofron prova nëse qeveria saudite ishte bashkëfajtore në komplot. Ai është regjistrimi i parë hetimor që zbulohet pasi presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi një rishikim të deklasifikimit të materialeve që prej vitesh kanë mbetur jashtë syve të publikut.

Biden kishte hasur në presion javët e fundit nga familjet e viktimave, të cilët kanë kërkuar prej kohësh regjistrimet teksa po ndiqnin një padi në Nju Jork duke pretenduar se zyrtarë të lartë sauditë ishin bashkëpunëtorë në sulmet. Ndërkohë spekulimet për përfshirjen zyrtare u mbyllën menjëherë pas sulmeve kur u zbulua se 15 nga 19 sulmuesit ishin sauditë. Nga ana tjetër Osama bin Laden, udhëheqësi i al-Kaedës në atë kohë, ishte gjithashtu nga një familje e shquar në mbretëri. Ndërkaq qeveria Saudite ka mohuar prej kohësh çdo përfshirje në këtë ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu