24-vjeçarja braktisi vëllain në vendet e BE-së, procedohet nga policia

0

Një 24-vjeçare nga Tirana po procedohet nga policia pasi është verifikuar se ka shkuar drejt vendeve të BE-së me vëllain minoren, por është kthyer pa të.
“Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e të miturit”, shtetasja O. O., 24 vjeçe, banuese në Tiranë. Procedimi penal për ketë shtetase filloi pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase, në bazë të deklaratës noteriale, ka shoqëruar vëllanë e saj të mitur në vendet e BE-së në vitin 2019 dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik”, bën me dije policia.
Shqipëria ka kriminalizuar braktisjen e fëmijëve jashtë vendit prej disa vitesh pasi kjo praktikë u bë shqetësuese edhe për shtetet e BE-së, ku prindër shqiptar niseshin bashkë me fëmijët e tyre jashtë dhe më pas i linin atje me qëllim fitimin e azilit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu