Për shkak të situatës së krijuar me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid, në shtetin grek është marrë vendimi që karantina të zgjasë deri më datën 7 dhjetor.
“Lockdown-i total do të shtyhet”,- ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke duke iu referuar të dhënave epidemiologjike dhe nuk ka dhënë garanci për “shpëtimin” e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, të cilat do të përjetohen nën masa kufizuese.
Rrjedhimisht, periudha e festave do të jetë ndryshe në Greqi pasi qarkullimi do të jetë i kufizuar, ndërsa baret dhe restorantet do të funksionojnë në orare më të reduktuara.
Greqia është duke u përballur me raste të shumta të prekurish dhe të vdekurish nga koronavirusi.
Madje, spitalet në zona të ndryshme të vendit janë mbushur duke detyruar autoritetet që të bëjnë transportimin e të sëmurëve me avion për në Athinë ku ka ende vende bosh.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





