25 të shoqëruar nga kontrollet në banesa e lokale të forcave RENEA në Elbasan, Durrës e Vlorë

0

RENEA, FNSH dhe në bashkëpunim me forcat lokale të policisë janë duke zhvilluar mbrëmjen e sotme operacione në disa qytete të vendit nga Vlora, Durrës dhe në Elbasan.

Kontrollet kanë fokus personat në kërkim, ata që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si dhe kapjen e atyre që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë në vend.

Në Durrës u kontrollua lokali Plaurent Dervishajt ku dyshohej se qëndrojnë elementë kriminalë, në Vlorë u arrestua Edison Beqaj, të cilit 15 ditë më parë iu bë atentat teksa po futej në shtëpi, ndërsa në Elbasan nga kontrolli i mbi 25 banesave private ka shkuar në 15 numri i të shoqëruarve.

Burime bëjnë me dije, se kontrolle janë duke u kryer edhe në zonën e Bradasheshit, aty edhe ku ka banesën i shumëkërkuari Talo Çela.

Nuk dihet nëse ende është kontroll rutinë, apo blutë kanë pasur informacione se në këtë zonë fshihej Çela, person i cili i ka shpëtuar disa operacione të forcave RENEA.

Operacioni është kryer në mënyrë të fshehtë dhe në këtë operacion që është ende në vijim nuk ka marr pjesë asnjë efektiv i policisë së Elbasanit, por vetëm efektivë të RENEA-s.

Në total në të gjithë vendin janë shoqëruar dhjetëra persona, kryesisht me precedentë kriminalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu