Kontrolle policore / 17 kg drogë në shtëpi, arrestohen dy persona

0

Gjatë kontrolleve për drogë policia ka arrestuar dy persona, në shtëpinë e të cilëve janë sekuestruar 17 kg drogë.
Në pranga ka rënë Valentina Uka 36 vjeçe, banuese në Tapizë, Krujë. Në banesën e saj u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 15 gr. fara bime narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 435 gr. lëndë narkotike e dyshuar heroinë.
Policia njofton se është arrestuar edhe B. Z., 37 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës rreth 14 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa bimë narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu