28-vjeçarja hyn në shtëpinë e një të huaji, zhvishet dhe…

0

.
Një grua është arrestuar pasi dyshohet se u fut në shtëpinë e një burri, u zhvesh dhe fjeti në një shtrat.

Policia thotë se ata nuk e njohin njëri-tjetrin. Autoritetet në Teksas u thirrën në shtëpi kur burri zbuloi gruan e çuditshme në një nga dhomat e tij të gjumit. Killeen Daily Herald raporton se historia e çuditshme ‘kush ka qenë duke fjetur në shtratin tim’, ka lënë policët e habitur.

Jovita Vaughn, 28 vjeç e njohur gjithashtu si Jovita Garza, ndodhet në paraburgim në burgun e Qarkut Bell në 30 Mars me akuzat e shkeljes kriminale dhe ngacmimit të një nëpunësi publik.

Ai gjeti Jovitën duke fjetur zhveshur në një dyshek me ajër në një nga dhomat e gjumit të burrit. Mediat e huaja raportojnë se oficerët me Departamentin e Policisë Killeen u përpoqën që ta largonin nga banesa po ajo nuk dëshironte. Jovita i tha autoriteteve se ka jetuar në këtë shtëpi në vitin 2009 dhe kishte të drejtë të ishte aty.

Ndërsa ajo ishte e vendosur të qëndronte, policia vendosi ta arrestonte. 28-vjeçarja pështyu një oficer dhe si pasojë ajo gjithashtu përballet me një akuzë të dytë për ngacmim të një nëpunësi publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu