Mitingjet, Policia gjobit me 50 milionë lekë kandidatin e pavarur

0

Kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Bulqizës Elton Debreshi, është gjobitur me 50 milionë lekë gjobë, për shkak të një organizimi të paligjshëm, thuhet zyrtarisht nga ana e Policisë.

Vetë Debreshi, i cili ka publikuar edhe foton e gjobë shprehet se nuk ndihet i frikësuar, ndërsa thotë se autori i vërtetë i vendosjes së saj nuk është Policia por Edi Rama. Debreshi sjell në vëmendje faktin se asnjë prej partive të tjera, qoftë edhe PD nuk është gjobitur, dhe kjo që atij po i bëhet është tërësisht e njëanshme dhe e padrejtë.

Debreshi është një prej kandidatëve të pakët të zgjedhjeve të 25 Prillit, që kandidojnë si të pavarur në 25 Prill, duke synuar që të sjellë në Kuvend zërin dhe shqetësimin e dhjetra minatorëve, që operojnë kryesisht në qarkun e Bulqizës.

Postimi i plotë i Debreshit:

50 MILIONE LEKE GJOBE

Sot komisariati i Bulqizes me njoftoi se jam gjobitur me 5,000,000 leke te reja per shkak te tubimit te dates 26 mars. Per shkak te vendimit te Gjykates Kushtetuese dhe mosbotimit te rregullave te reja ne fletoren zyrtare, takimi ne Bulqize ka qene krejt i ligjshem.

Autori i vertete i kesaj gjobe eshte Edi Rama. Ai dhe partite e tjera kane frike nga mbeshtetja e madhe qe po marrim ne cdo fshat dhe qytet te Dibres. Fakti qe per te njejtat tubime PD nuk gjobitet, tregon se te gjitha partite jane bashke. Dje ishin bashke kunder greves dhe protestave tona, sot jane bashke kunder kandidimit te nje minatori.

Mua nuk me frikeson nje gjobe. As mijera minatoret dhe qytetaret qe po na japin besen kudo.

Kjo cope leter do te hyje ne historine e turpit te kesaj qeverie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu